Ky pritet të jetë numri i ri i Ramos
Spanjolli ka paralajmëruar se numrin katër të fanelës pritet ta ndërrojë me numrin 93, si përkujtim për La Deciman në sezonin 2013-14, kur realizoi golin historik ndaj Atletico Madridit.
“Më besoni kur them se më ka shkuar mendja ta ndërroj numrin në 93”, ka thënë Ramos për faqen zyrtare të klubit.
“Në të njëjtën kohë, numri katër më ka pëlqyer gjithmonë dhe e kam vënë gjatë tërë karrierës sime te Real Madridi. Më ka sjell fat gjithmonë”.
Dy herë fituesi i Ligës së Kampionëve pritet të startojë në ndeshjen e skuadrës së tij kundër ekipit italian, Napoli. /Periskopi.com



