Ky do të jetë moti për fundjavë

Ky do të jetë moti për fundjavë

Në pjesën e parë të ditës vende-vende do të krijohen kushte për mjegull të intensitetit mesatar. Vlera minimale e temperaturës gjatë vikendit do të lëvizë ndërmjet -4 deri -6 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, transmeton Koha.net.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlerat e normales, por ka tendencë të ulet gjatë javës së ardhshme, lagështia relative e ajrit në mëngjes do të jetë rreth 98% , gjatë ditës parashihet të bie rreth 74%.

Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare.

Shpërndaje në: