Ky trend në TikTok – ku pronarët trembin qentë e tyre me dekorime të Halloween po vlerësohet si shumë i gabuar
Një trend i ri në TikTok po kritikohet ashpër nga veterinerët, pasi pronarët e qenve përpiqen t’i frikësojnë kafshët e tyre me dekorime të frikshme të Halloween-it.
Ndërsa shumë përdorues e shohin këtë si diçka qesharake, ekspertët paralajmërojnë se mund të ketë pasoja serioze për mirëqenien e kafshëve.
@kaynolan90 Not impressed 😂😂😂 #englishbulldog #funnydogs #puppylove #halloween #scared ♬ original sound – Kayleigh Nolan
Dr. Anna Foreman, veterinerja e kompanisë Everypaw Pet Insurance, e quajti këtë sjellje “jashtëzakonisht të papërgjegjshme”.
Sipas saj, frikësimi i qëllimshëm i kafshëve mund të shkaktojë ankth, stres dhe në disa raste agresivitet ndaj pronarit.
“Qentë dhe macet nuk e kuptojnë që këto zbukurime nuk janë një kërcënim i vërtetë,” tha ajo.
Ekspertët u bëjnë thirrje përdoruesve të mos ndjekin këtë trend dhe të respektojnë ndjenjat e kafshëve shtëpiake./Periskopi/



