Ky yll i kombëtares franceze po ia “gjuan” Pamela Andersonit (FOTO)
Për një futbollist, është thuajse normale të realizojë ëndrrat të cilat bashkëmoshatarët e tij nuk munden. Ish-lojtari i Milan-it, Adil Rami duke se ka arritur të realizojë atë që 30 apo 40 vjeçarët e sotëm nuk kanë guxuar as ta ëndërrojnë.
Sipas revistës franceze “Voici” – mbrojtësi, aktualisht te Sevilla duket se është i fejuari i ri i Pamela Anderson-it.
Ish-aktorja sex-symbol i serialit “Bayëatch” është parë shumë shpesh në Costa Azurra kohët e fundit: në fillim gjatë Festivalit të Filmit në Kanë, pastaj në Moto GP-në e Monaco-s, dhe një javë më parë në Nice, në shoqërinë e të dashurit të saj të ri.
Të premten e kaluar Rami dhe ish-modelja aktulisht 49 vjeçare janë fotografuar duke darkuar në restorantin “La Petite Maison”.




