Ky yll i Kombëtares nuk e lejoi largimin e De Biasit (Foto)
Gianni De Biasi i është “borxhli” shumë një futbollisti të kombëtares, i cili ka vendosur shumë për fatin e tij në krye të kuqezinjve.
Po flasim për Armando Sadikun, që është kthyer në shpëtimtar për strategun italian.
Një gol me Rumaninë një vit më parë në Francë dhe dy gola përballë Izraelit në mbrëmjen e djeshme në Haifa kanë vendosur shumë për fatin e De Biasit, raporton Albeu.
Nëse me Rumaninë nuk do të merrnim atë fitore historike, vështirë se ai do të rinovonte kontratën pas Europianit.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe ndaj Izraelit, teksa shkarkimi i tij ishte thuajse i sigurt duke marrë parasysh faktin që do të përfudnonim të katërtit. Italiani i ka borxh të paktën ndonjë darkë lukzose!




