Ky zbulim mund të ndryshojë historinë e njerëzimit
Njëra prej strukturave është zbuluar thuajse krejtësisht dhe ka një ngjashmëri të madhe me piramidën e Gizës, pranë Kajros.
Shkencëtarët thonë se këto objekte ndodhen rreth 16 kilometra në pjesën tokësore të kontinentit të akullt.
Një nga teoritë dominuese për historinë e Antarktidës është ajo që pohon se ky kontinent nuk ka qenë gjithmonë i ngrirë.
Besohet se rreth 100 milionë vite më parë, ai ka qenë i mbuluar nga pyjet, lumenj e liqene me temperatura të ngjashme me ato në Zelandën e Re.
Kjo tezë argumenton këtë pretendim me faktin se në akujt miliona-vjeçarë të Antarktidës janë gjetur gjurmë të 32 baktereve, që nuk i rezistojnë temperaturave ekstreme.
Nëse do të provohet që strukturat janë të ndërtuara nga dora e njeriut, historia e njerëzimit ndryshon thellësisht, duke pasur parasysh faktin që piramidat e Egjiptit janë ndërtuar rreth 4500 vite më parë dhe ende sot mbartin mistere të mëdha për studiuesit e tyre, sidomos për mënyrën e ndërtimit.
Veç kësaj, zbulimi ka ndezur edhe më shumë zërat në forumet dhe faqet ‘alienologe’, që flasin për ekzistencën e një qytetërimi më të avancuar në planetin tonë, para se të shfaqeshim ne.





