Kylian Mbappe e ka fituar padinë kundër PSG’së, tani duhet t’i paguajë lojtarin 61 milionë euro kompensim

Kylian Mbappe e ka fituar padinë kundër PSG’së,  tani duhet t’i paguajë lojtarin 61 milionë euro kompensim

Ylli i Real Madrid, Kylian Mbappe, ka dal fitues në gjyqin ndaj ish klubit të tij, Paris Saint Germain.

Si rezultat, Gjykata e Parisit ka urdhëruar kryeqytetasit që ta paguajnë sulmuesin rreth 61 milionë euro, njofton mediumi francez RMC Sport.

Padia e Mbappe përfshin kryesisht çështje kontraktuale dhe financiare që lidhen me periudhën e fundit të sulmuesit francez te Paris Saint-Germain:

pagesa të pakryera, paga mujore, bonuse besnikërie, shpërblime të tjera të parashikuara në kontratë etj./Periskopi

 

Shpërndaje në: