Kylian Mbappe tregon favoritët e ‘Topit të Artë’, në listën e tij nuk bën pjesë Leo Messi
Kylian Mbappe ka përmendur disa lojtarë të cilët mund ta fitojnë ‘Topin e Artë’, por në listën e adoleshentit nuk është Leo Messi
19-vjeçari u shpall lojtari më i mirë i ri në Kupën e Botës ‘Rusia 2018’ dhe beson që është njëri nga kandidatët e mundshëm për ta fituar ‘Topin e Artë’, shkruan Periskopi.
I pyetur se kush janë favoritët për ta fituar këtë çmimi, Mbappe dha këta emra:
“Cristiano Ronaldo, Luka Modric, Raphael Varane… dhe unë,”. /Periskopi/



