Kylie Jenner poston foton e parë me vajzën dhe zbulon emrin e padëgjuar më parë
Pas rrëmujës mediatike mbi emrin që Kylie Jenner i ka vendosur vajzës, 20-vjeçarja vendosi ta zbulojë vetë mbrëmjen e djeshme me anë të një postimi në “Instagram”.
Kylie e ka quajtur vajzën “Stormi”, një emër që nuk i kishte shkuar ndër mend fansave të saj të cilët ishin të bindur që ajo e kishte quajtur vajzën “Butterfly” për shkak se mbante një varëse me flutura dhe bëri tatuazh një flutur.
“Stormi”, shkruan Kylie në foton ku shfaqet duke mbajtur dorën e bebes dhe ka zbuluar pak fytyrën e saj.
Kylie nuk e ka zbuluar ende kuptimin e këtij emri të veçantë, por “The sun” shkruan se “Stormi” do të thotë të magjepsesh ndërsa një sajt tjetër shkruan se ky emër do të thotë të jesh “shpirt i lirë” dhe të kesh “zemër të madhe”
Kylie në intervistat e mëparshme ka treguar gjithmonë se në të ardhmen do donte të lindte vajzë dhe dëshira iu plotësua.
“Kur të vendos të bëj fëmijë, dua të kem shumë vajza”, thoshte Kylie dikur në një intervistë.




