Kylie Jenner tregon arsyen e ndarjes me të dashurin
Kylie Jenner, ka folur për romancën e saj me Tyg-ën, të shtunën në episodin e ri të realitit show ‘Life Of Kylie”.
20 vjeçarja ka folur haptas për zënkat që kanë ndodhur me të dashurin e saj, duke këmbëngulur se nuk kishte pasur luftë. Por më tej ajo ka thënë se kishte vepruar kështu pasi që dëshironte të ishte e lirë.
Bukuroshja dhe ylli i muzikës, e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre në prill pas gati tre vjet takimesh. E arsyeja ka qenë se ndjehet shumë e re për të qenë në një marrëdhënie serioze, shkruan Dailymail, përcjell Periskopi.
“Nuk ka qenë ndonjë rrahje e çmendur. Ne kemi vendosur, paj..kam vendosur unë. Unë jam shumë e re. Nuk dua të shikoj pas pesë viteve dhe të shoh se ai mori gjithqka nga unë, në fakt ai nuk është një person i tillë”, ka thënë ajo më tej. .Periskopi



