La Liga e përshkruan Enis Bardhin si shqiptar, reagojnë ashpër maqedonasit (Video)
Enis Bardhi është një futbollist që luan për Kombëtaren e Maqedonisë dhe sot e feston ditëlindjen e 22, shkruan Periskopi.
Edhe faqja zyrtare e La Liga-s në Facebook përmes një video të postuar ku shihet një gol fantastik i tij, e ka vënë pranë emrit flamurin e Republikës së Shqipërisë.
https://www.facebook.com/LaLiga/videos/1844766065559944/
Bardhi vitin e kaluar me Levanten në La Liga i shënoi hiç më pak se 9 gola, ndërsa ka shkëlqyer edhe për Kombëtaren e Maqedonisë ku ka gjithsejt 13 ndeshje e 1 gol. Bardhi është ndër futbollistët më premtues me origjinë shqiptare që luan në Evropë.
Ndërkohë, reagimet pas videos kishte nga shumë maqedonas. Ta zëmë, Kliment Klimoski shkroi se “Bardhi luan për Maqedoninë, dhe ajo që keni bërë është si të përshkruanit si brazilianë e jo spanjollë Thiago Alcantaran dhe Diego Costan”. /Periskopi



