La Shqipërinë për Kosovën, por po i ndodh diçka e keqe

La Shqipërinë për Kosovën, por po i ndodh diçka e keqe

Bëhet fjalë për Loret Sadikun, mbrojtësin e kërkuar me ngulm nga Albert Bunjaki për të zgjidhur telashet e prapavijës së tij që ka pësuar një mori golash në ndeshjet e Botërorit 2016.

Futbollisti 25 vjeçar kishte aplikuar prej kohësh në FIFA për të mundësuar ndërrimin e Federatës, por sipas “Koha Ditore”, përgjigja që ka marrë ka qenë negative. FIFA i ka argumentuar atij se ka bërë më parë një kërkesë për të ndryshuar nga Suedia, për të cilën kishte luajtur më parë, te Shqipëria dhe tashmë nuk do t’i mundësohej një ndryshim i dytë.

Sadikut i mbetet si opsion vetëm të luajë për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, edhe pse kjo duket e vështirë.

Shpërndaje në: