Labi ka mundur të mbesë tullac shkaku i “RTV 21”(Foto)
Labinot Gashi qysh në fillim të karrierës së tij prej moderatori bëri emër, u bë i dashur dhe i pëlqyer për audiencën e gjerë, shkruan “Kosovarja”.
Aq bëri emër sa e fitoi edhe mbiemrin “Labi i 21-shit”. Kështu u bë i njohur përmes emisioneve të tij që emetoheshin në “RTV 21”.
E, Labi që të dukej sa më i veçantë, jo veç me emisionet e përgatitura nga ai, por ai përpiqej të dukej edhe me pamjen, performancën e prezantimit në ekran.
Na kujtohet, gjatë një interviste kur thoshte: “Ja, nuk është punë me këto flokët e mi… Ngjyrat e flokëve nuk po më rehatojnë hiç. Ka ngjarë që brenda ditës i kam ngjyrosur edhe deri katër herë dhe përsëri s’kam dal qysh kam menduar”.
Kështu thoshte Labi, i cili sa shihet ka mundur të mbetët edhe pa flokë, shkaku i “RTV-21”-shit. /Kosovarja/






