Labi: Paga e vogël ishte arsyeja e largimit, ja sa u pagova për 17 vite (Video)
“Arsyeja kryesore ishte për një jetë më të mirë, gjithçka për vetveten”, ka thënë Labi për Prive. Ndërsa në insistimin e gazetares se ka qenë problemi te paga, ai është shprehur: “‘Ne qofsh bektesh e merr vesh’, thotë populli. Në njëfarë mënyre, po”.
Gashi ka thënë më tej se edhe po të merrte një ofertë të re nga televizioni ku u bë i njohur si moderator, nuk do ta pranonte.
“Unë e kam marrë vendimin e prerë, kështu që derisa nuk ndryshoi asgjë brenda 17 viteve, ashtu që nuk pres të ndryshojë asgjë nesër apo pasnesër…”, është shprehur prezantuesi.
Teksa intervistuesja ka vazhduar në sqarimin e kësaj çështjeje duke e pyetur: “Domethënë nuk do të ishit kthyer?”, ndërsa përgjigja e qartë ishte: “Jo”.
“Për momentin jo, më vonë nuk i dihet jetës kurrë”, ka theksuar më tej Labinot Gashi.
Në ndërkohë, Labi është duke u përgatitur për modifikimin e emisionit “1 kafe me Labin” (që do të transmetohet në një kanal tjetër), i cili thotë se tash i ka dy studio – një në Kosovë dhe një në diasporë.
Ai nuk e ka mohuar as pohuar arritjen e marrëveshjes me RTK-në duke thënë se edhe pak ditë do të konfirmohet.



