Labinot Osmani i bashkohet Ismet Munishit tek Drita?

Labinot Osmani i bashkohet Ismet Munishit tek Drita?

Sulmuesi i njohur vushtrrias Labinot Osmani ka kontratë me Prishtinën deri në fund të dhjetorit.

Minutat e pakët në këtë sezon kanë bërë që lojtari të mendojë largimin pas skadimit të kontratës.

Për të vetëm sa kanë filluar të interesohen disa skuadra, ku njëra nga ato është edhe skuadra e re Ismet Munishit, Drita. Ismet Munishi dhe Labinoti kishin bashkëpunuar në të kaluarën në Llamkos Kosova ku ishin shpallur kampion të Kosovës në fubtoll.

Besa dhe Drita duan që ta sjellin në radhët e vet sulmuesin e njohur. /Periskopi.com

Shpërndaje në: