Labinot Tahiri i tregon Pacollit se a do ta votojë Haradinajn
Nënkryetari i AKR-së, Labinot Tahiri, ka postuar një foto në faqen e tij zyrtare në Facebook, me të cilën e ka falënderuar liderin e AKR-së, Behgjet Pacollin për besimin që i ka dhënë atij, shkruan Periskopi.
Deputeti i ardhshëm i legjislaturës së re të Kosovës ka thë se Behgjet Pacolli është personi i cili ia ka hapur rrugën për në politikë.
“Pas disa kohe, pa pritur në aspektin politik, bile edhe human, doli ky njeri i cili e çmoi veprimtarinë time si Labinot Tahiri, duke besuar shumë se unë mund ti shërbej vendit tim! Mendoj se jam shërbyes i mirë i këtij vendi ashtu do të vdes.
Ky njeri hapi rrugët e mia në aspektin partiak dhe politik.
Unë tani jam i zgjedhur nga populli si Deputet, por numrin 10 në zgjedhjet e Qershorit e kisha nga Behgjet Pacolli”, ka shkruar Tahiri. /Periskopi/
Ja postimi i plotë i Labinot Tahirit:
“Secili njeri në jetë e ka nga një mik në ditët e vështira! Mos i harroni ata.
Ditët e vështira, ishin ato, kur një pakic e njerëzve më neglizhuan, disa nga ata bënin edhe shakatë më të ulta me emrin tim…! Nganjeherë bile thonin se edhe kam pas luajtur meq, derisa unë ndërtoja shtepia e duke ua qa hallin njerëzve të vendit tim!!!Ndonjëherë, kur qante ‘Erdogan’ apo ‘Obama’ , për vendet e tyre dhe miqët e tyre për ta nuk bënin shaka, por me mua kishte shaka se kështu ndodh me neve shqiptarët vetem njeriun tonë e përbuzim!!! Por me mua e kanë dhe do ta kenë të kotë përgjithmonë.
Pas disa kohe, pa pritur në aspektin politik, bile edhe human, doli ky njeri i cili e çmoi veprimtarinë time si Labinot Tahiri, duke besuar shumë se unë mund ti shërbej vendit tim! Mendoj se jam shërbyes i mirë i këtij vendi ashtu do të vdes.
Ky njeri hapi rruget e mia në aspektin partiak dhe politik.
Unë tani jam i zgjedhur nga populli si Deputet, por numrin 10 në zgjedhjet e Qershorit e kisha nga Behgjet Pacolli.Faleminderit President.Këtij njeriu do ti qëndroj besnik ashtu sikurse jam deri më sot.Një këshillë: RUANI MIQËT!Labi
FKSHFoto 17.07.2017
Prishtinë”



