Labinot Xhoxhaj e nokauton keq Seifkhanin dhe mbron titullin evropian EBU
Boksieri Labinot Xhoxhaj e ka mbrojtur titullin e kampionit të Evropës (EBU), duke e mposhtur suedezin Pezhman Seifkhan.
Në përballjen që u zhvillua në Lahr të Gjermanisë, Xhoxhaj dominoi nga fillimi dhe arriti t’ia “fikë dritat” për t’iu gëzuar fitores së 22-të në karrierë.
Pas goditjeve të vazhdueshme, në raundin e katërt Xhoxhaj e rrëzoi suedezin, i cili nuk arriti të ngrihej kësisoj mori fitore të madhe, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi
Për më shumë shikoni momentin
Ndërkohë, kjo fitore padyshim i ndihmon Xhoxhajt që edhe të garojë për titullin e kampionit të Botës, i cili mbetet objektivi kryesor i karrierës./Periskopi



