Lady Gaga me lot në sy flet për armiqësinë me Madonnën (Video)

Lady Gaga me lot në sy flet për armiqësinë me Madonnën (Video)

Lady Gaga ka ndarë disa copëza emocionale nga jeta e saj. E këto rrëfime personale Gaga i ka dhënë në dokumentrain që do të shfaqet në muajin shtator të Neflix, Gaga: Five Foot Tëo. Në këtë dokumentarë Gaga ka rrëfyer armiqësinë që ka pasur me Madonnën, vetminë esaj e deri te problemet shëndetësore.

Këngëtarja nuk lënë asgjë pa thënë, teksa i  ka shoqëruar  me lot sepse ajo nuk ka askënd që të shkojë në shtëpi.

“Unë jam vetëm  çdo natë,” thotë me lot në sy Gaga, e cila është ndarë nga i fejuari Taylor Kinnet vitin që shkoi.

Në theks të veqantë Gaga rrëfen për vetminë që e shoqëron tërë kohën, shkruan Mirror, përcjell Periskopi.

Ndërkohë 31 vjeçarja është ndalur edhe tek postimet në rrjetet sociale, teksa ka folur për armiqësinë që është raportuar se ka me Madonnën.

“Gjërat për mua dhe Madonnën.. unë e kam admiruar gjithmonë atë. Dhe thjesht e adimroj pa marr parasysh çka mendon ajo për mua”, thotë ajo me insistim, teksa dëgjohet parapa duke qeshur me një mike.  /Periskopi

https://www.instagram.com/p/BYLdmw-g0Js/

 

 

Shpërndaje në: