Lahi Brahimaj: Ishim te dajtë e nënës Aze, te familja e persekutuar me histori luftërash, sakrificë e qëndresë
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, ka njoftuar se ka vizituar dajtë e nënës Azë.
Brahmiaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se nëna Azë dëshmore e kombit simbol i sakrificës së heshtur dhe i qëndresës shqiptare brez pas brezi.
“Gjithë jetën kam me mbajtë kokën lart se jam biri i Nënës Azë. Nëna Azë dëshmore e kombit simbol i sakrificës së heshtur dhe i qëndresës shqiptare brez pas brezi.Sot ishim te dajtë e nënës Aze, në truallin e shenjtë ku ka lindur. Një familje e persekutuar gjatë regjimit shovinist, e shpërngulur me dhunë nga Toplica drejt Kosovës dhe e vendosur në Tërpez të Malishevës. Familje me histori luftërash, sakrifice dhe qëndrese.U pritëm me zemër të hapur e mikpritje tradicionale: unë me djalin Altinin, bashkëluftëtarët Enver Hoti dhe Dardan Krasniqi”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:



