Lajm befasues, Anglia u ndalon hyrjen Messit dhe Neymarit?
Nëse Barcelona do të bëjë mrekullinë dhe të arrijë deri në finalen e Ligës së Kampioneve në Cardiff, atëherë rrezikon ta luajë atë pa dy yjet e saj Lionel Messi dhe Neymar.
Britania e Madhe mund të vendosë veton e saj dhe të ndalojë hyrjen në vend të futbollistëve për shkak të proceseve të hapura gjyqësore.
Presidenti i UEFA, Alexander Ceferin foli për këtë në një intervistë për “New York Times”.
“Nuk do të ishte problem nëse autoritetet britanike do të ndalonin hyrjen në vend të kriminelëve të rrezikshëm, por nëse shohim që ka futbollistë që mund të mos lejohen të shkojnë atje për shkak të ndonjë procedimi penal në zhvillim e sipër, atëherë do të mendojmë nëse duhet t’i luajmë ndeshjet e kompeticioneve europiane në atë vend apo jo.
Messi e Neymar janë në procese gjyqësore dhe këtë vit finalja është në Cardiff, imagjinoni nëse ata nuk do të jenë atje nëse arrijnë deri në atë fazë”, tha Ceferin.



