Lajm fantastik për Liverpoolin para ndeshjes me Manchester Cityn (Foto)
Mohamed Salah është rikthyer në stërvitje me Liverpoolin
Ylli egjiptian nuk luajti në derbin e qytetit që Liverpool e zhvilloi kundër Evertonit të shtunën, por ai pritet të jetë gati për Cityn, transmeton Periskopi.
Skuadra e Jurgen Klopp po kryen seancën stërvitore në ‘Melwood’ ndërsa aty shihet edhe Salah.
Kujtojmë që ylli i Liverpoolit në ndeshjen e parë shënoi një gol dhe dhuroi një asist para se të zëvendësohej në minutën e 53-të. /Periskopi/




