Lajm fantastik për shqiptarët | FIFA dhe ShBA me marrëveshje për tifozët që udhëtojnë për ta shikuar Botërorin në Amerikë
Gianni Infantino dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kanë njoftuar ‘FIFA pass’, një sistem të ri që do të përshpejtojë procesin e vizave për tifozët që marrin pjesë në Kupën e Botës 2026.
Personat që planifikojnë ndeshjet e Kupës së Botës në SHBA do të kenë përparësi për viza turistike, njoftojnë mediat ndërkombëtare.
Procesi dhe verifikimi janë ende saktësisht të njëjta, por kanë një kohë pritjeje më të shkurtër.
Të kesh një biletë për një ndeshje nuk garanton hyrjen në SHBA, por do të shpejtojë një termin.
Pavarësisht kësaj, Trump dhe Infantino u rekomandojnë të gjithë atyre që kanë plane të vizitojnë SHBA-në për Kupën e Botës që ta fillojnë procesin sa më shpejt të jetë e mundur, jo në momentin e fundit.



