Lajm fantastik për Trepçën 89, të huajt po e “forcojnë” për Champions League

Lajm fantastik për Trepçën 89, të huajt po e “forcojnë” për Champions League

Skuadrën kampione të Superligës së Kosovës në Futboll, Trepçën 89 e kanë vizituar sot disa biznesmenë.

Një grup i financuesve e kanë parë nga afër gjendjen e skuadrës mitrovicase dhe janë shprehur të gatshëm për investim.

Synimi i tyre është që kjo skuadër të jetë e fuqishme në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.”Sot klubin tonë e vizituan pronarët e Fondacionit për Imvestime të

Luksemburgut, Gjenevës, Dubait dhe New York

“Mr LY”

Fondacioni i lartëpëmendur vepron në shumë projekte nëpër Europ, Azi, Afrikë e Amerikë.

Vizitorët shprehen kanë shprehur interesimin që të investojnë dhe të mbështesin klubin tonë që garimet në arenat ndërkombëtare KF Trepça’89 të prezentohet në mēnyren më të mirë të mundshme.

Fondacioni posedon edhe Akademi Futbolli në mbarë Botën dhe janë të gatshëm të bashkëpunojn me Akademin e Klubit tonë.

Ditë të mira po vien për KF Trepça’89” thuhet në njoftimin e skuadrës./Indeksonline/

Shpërndaje në: