Lajm i keq për Kosovën, Foda nuk mund të llogarisë në këtë mbrojtës kundër Turqisë
Kosova ka bërë mbrëmë histori duke u kualifikuar në finalen e play-offit për Botëror.
Fitorja 3-4 ndaj Sllovakisë, i vë “Dardanët” përball një kundërshtari të fortë siç është Turqia.
Por Kosova në ditën më të rëndësishme do të jetë pa Lumbardh Dellovën, i cili është i suspenduar shkaku i kartonëve të grumbulluar.
Kujtojmë se Kosova, do të luaj ndaj Turqisë në “Fadil Vokrri”, këtë të martë në orën 20:45.



