Lajm i keq për Realin, konfirmohet se sa do të mungojë Carvajal

Lajm i keq për Realin, konfirmohet se sa do të mungojë Carvajal

Dani Carvajal pritet të mungojë dy deri në tre javë pas lëndimit që pësoi mbrëmë ndaj Bayern Munich

Real Madrid fitoi me rezultat 2:1 në ndeshjen e parë ndaj gjermanëve, por humbi një lojtar për tre javët e ardhshme, transmeton Periskopi.

Carvajal nuk ia doli që të luante deri në fund sfidën me Bayernin dhe u largua nga loja në minutën 67-të shkaku i një lëndimi, i cili do ta mbajë atë jashtë fushave për dy deri në tre javë.

Kështu mbrojtësi i djathtë i Realit humbet sfidën e kthimit me Bayernin që do të luhet më 1 maj në ‘Santiago Bernabeu’.

Zidane befasoi duke e vendosur Vasquez në pozitën e Carvajal, por që mesfushori spanjoll e kreu punën në mënyrë fantastike. /Periskopi/

Shpërndaje në: