Lajm i keq për Solskjaer, lëndohet ylli i Manchester United
Marouane Fellaini do të jetë jashtë fushave deri në fundin e muajit shkurt pasi trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, konfirmoi se mesfushori po lufton me një problem në gju.
31-vjeçari është stërvitur gjatë gjithë javës me pjesën tjetër të skuadrës dhe kishte shpresuar të ketë qenë i aftë për ndeshjen kundër Brighton këtë fundjavë, por pësoi edhe një lëndim tjetër, përcjell Periskopi.
Solskjaer pranoi të premten se mesfushori, i cili ka luajtur vetëm 31 minuta në gjashtë ndeshjet me trajnerin norvegjez, tani është jashtl për një periudhë të gjatë dhe mund të humbasë disa ndeshje vendimtare që do të vijnë gjatë muajit të ardhshëm.

”Ai ndoshta do të jetë jashtë së paku tre ose katër javë. Ai ka një problem me gju dhe kjo është e trishtueshme”.
”Ka faktor X në lojtarë të ndryshëm dhe ne të gjithë e dimë faktorin X të Fellianit. Mirëpo, ai do rikuperohet dhe do të rikthehet në ndeshjen vendimtare që po vijnë”, konfirmoi Solskjaer. /Periskopi



