Lajm i keq për tifozët e tenisit

Lajm i keq për tifozët e tenisit

Kampioni i shumëfishtë botëror, Roger Federer siç duket është pranë pensionimit.

Teniseri zviceran, mbrëmë ka dhënë lajmin e keq për tifozët e tij dhe të sportit të Tenisit, pasi ka deklaruar se do të mungoj në turneun prestigjioz “French Open”.

“Për fat të keq unë kam vendosur të mos marrë pjesë në French Open. Unë jam duke punuar shumë, por nuk do të marrë pjesë atje. Fillimi i vitit ka qenë magjik për mua, por unë dua ta kaloj këtë sfidë në fushën me dhe dhe të rikthehem në fushën me barë. Do të humbas tifozët francez të cilët më kanë përkrahur gjithmonë, por unë pres që t’i shoh ata në Roland Garros vitin e ardhshëm”, ka deklaruar Federer.

35-vjeçari nuk është mjeshtër i fushës me rërë, pasi në gjithë karrierën ka fituar vetëm një herë “French Open” gjatë vitit 2009. Ndërsa, ky turne për këtë vit fillon më 28 maj.

Shpërndaje në: