Lajm i mirë për Real Madrid para ndeshjes me Alaves
Shpresat e Real Madridit për t’i dhënë fund ndeshjes së tretë pa fitore u rritën nga kthimi i Gareth Bale në skuadër kundër Deportivo Alaves.
Ekipi i Julen Lopetegui nuk ka shënuar fitore që nga 22 shtatori kur mposhtën 1-0 Espanyolin, duke pasur probleme serioze me lëndimet e lojtarëve, transmeton Periskopi.
Por, pasi trajneri doli në konferencën e tij për media para ndeshjes, konfirmoi se Bale do të kthehej për t’u përballur me Alaves, dhe uellsiani ishte pjesë e listës prej 20 lojtarëve që do udhëtonin në Vitoria.
? This is our 20-man squad for this evening’s LaLiga match against @Alaves! #RMLiga pic.twitter.com/0IKLeUcLwu
— Real Madrid C.F. ???? (@realmadriden) October 6, 2018
Bale mungon që nga barazimi 0:0 ndaj Atleticos dhe ishte njëri ndër yjet që mungoi në humbjen shokuese nga CSKA.
Sidoqoftë, Dani Carvajal, Marcelo dhe Isco nuk do të jenë të gatshëm për kampionët evropianë./Periskopi/



