Lajm katastrofal për Arsenalin
Arsenali ka marrë një lajm shumë të keq pas ndeshjes kundër Chelseat në fundjavë.
Ka përfunduar sezoni për mbrojtësin e Arsenalit, Hector Bellerin, i cili u lëndua në ndeshjen e fundjavës ndaj Chelseat (2-0).
Pas analizave të bëra është konstatuar se Bellerini e ka pësuar një këputje të ligamentit të kryqëzuar të gjurit, një dëmtim ky ndër më të rëndit në sport, pasi periudha e riaftësimit varion nga 6 muaj deri në një vit.

Në mungesë të Bellerinit në krahun e djathtë të mbrojtjes pritet të luajë Stephan Lichtsteiner, i cili gjatë verës u transferua nga Juventusi./Periskopi/



