Lajm i keq, dështon përforcimi i madh i Barcelonës (FOTO)

Lajm i keq, dështon përforcimi i madh i Barcelonës (FOTO)
Barcelona ka marrë një lajm të keq nga Paris Saint-Germain.

Marco Verratti nuk do të transferohet te Barcelona.

“Mundo Deportivo” citon televizionin “Al Jazeera” që ka publikuar lajmin se Paris Saint-Germain nuk dëshiron ta shesë mesfushorin italian.

Barcelona tashmë një kohë të gjatë ishte vënë pas Verrattit, përcjell “lajmi.net”.

Por, klubi francez nuk dëshiron të konsiderojë shitjen e tij gjatë këtij afati kalimtar të verës. /Lajmi.net/

Shpërndaje në: