Lajm i keq për Barcelonën
Qendërmbrojtësi u lëndua këtë javë sa ishte në detyrë me Francën. Ai është kthyer në Spanjë për testime dhe tani klubi ka njoftuar se do të mungojë tre javë, përcjell Koha.Net
“Lojtari i ekipit të parë Samuel Umtiti ka pësuar lëndim në këmbën e majtë. Lojtari ka kryer testimet mjekësore që kanë konfirmuar lëndimin dhe pritet të mungojë për tre javë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Umtiti do të mungojë në ndeshjet ndaj Malagas, Celticut, Real Sociedadit, Herculesit dhe është në dyshim për “El Clasico” ndaj Realit më 3 dhjetor.




