Lajm i keq për Barcelonën, rrezikon padinë pas transferimit të fundit (Foto)
Mediet e huaja raportojnë se Guangzhou Evergrande dëshiron ta padisë Barcelonën për mënyrën se si po i qaset lojtarit të tyre, Paulinho.
Barcelona është e interesuar të nënshkruaj me mesfushorin Paulinho, por deri më tani e ka pasur shumë të vështirë të arrij marrëveshje me Guangzhou, edhe pse dëshira e lojtarit është rikthimi në Evropë.
Këmbëngulësia e Barcelonës dhe kontaktet e vazhdueshme me lojtarin, kanë bërë që Guanzhou të dërgojë një padi në FIFA.




