Lajm i keq për Juventusin, lojtari kryesor humbet ndeshjen ndaj Real Madridit

Lajm i keq për Juventusin, lojtari kryesor humbet ndeshjen ndaj Real Madridit

Giorgio Chiellini rrezikon ta humbas ndeshjen e parë çerek-finale të Champions League kundër Real Madridit

Juventusi do të takohet me Realin në Champions League, ndërsa kanë filluar brengat për trajnerin italian, Massimiliano Allegri, shkruan Periskopi.

Sipas ‘Tuttosport’ Chiellini mund të mbetet jashtë kësaj sfide pas lëndimit muskular të cilin e pësoi të shtunën në barazimin 0:0 me SPAL-in.

 

33-vjeçari është njëri nga lojtarët kryesor të skuadrës nga Torino dhe mungesa e tij në ndeshjen ndaj ‘Los Blancos’ do të thoshte shumë. /Periskopi/

Shpërndaje në: