Lajm i keq për klubet europiane, Donnaruma nuk largohet nga Milan

Lajm i keq për klubet europiane, Donnaruma nuk largohet nga Milan

Donnaruma është duke u shëndërruar në një nga poriterët më të mirë në botë, edhe pse është në moshë të re dhe ka vetëm një sezon e gjysëm që luan për rosonerët.

17-vjecari është portier më i ri që ka debutuar në Serie A, ai debutoi në sezonin e kaluar në moshën 16 vjeçare e 8 muaj.

“Shpresojë që kontrata të nënshkruhet kur ai të mbushë 18 vjet”, tha Galliani për Milan Neës.

“Unë mendoj dhe shpresoj se ai do të qëndroj me ne. Agjenti i tij, Mino Raiola dëshiron të di ambicjet e klubit dhe pronarët e ri të Milanit, ne kemi marrëdhënie shumë të mira me Gianluigin dhe Raiolan, jemi duke pritur vetëm që të përfundojë procesi i blerjes”, përfundoi Galliani. /Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: