Lajm i keq për Liverpoolin, në lidhje me Naby Keitan
Mesfushori i Leipzigut, Naby Keita kishte nënshkruar një kontratë me Liverpoolin që të transferohet në verën e këtij viti.
Por, Liverpooli ka kërkuar që ta marrë atë në muajin janar, sipas disa raportimeve ku thuhet se anglezët mund të paguajnë 17 milionë euro më shumë nëse e dëshirojnë guineasin më herët, transmeton Persikopi.
Në gusht, ‘the Reds’ paguan 56 milionë euro për 22-vjeçarin.

Megjithatë, klubi gjerman tha: “Nuk ka asnjë të vërtet, ato janë vetëm spekulime dhe asgjë nuk ka ndryshuar”./Periskopi



