Lajm i keq për Real Madridin

Lajm i keq për Real Madridin

Ish sulmuesi i Juventus ishte duku u futur në një formë të lartë duke i bërë presion trajnerit të Realit, Zindine Zidane që të startonte atë para Benzmas.

Morata do të mungojë për një muaj.

Real Madrid ka marrë një tjetër goditje pas lëndimit Toni Kroos, pasi tashmë është lënduar edhe sulmuesi Alvaro Morata.

Ky lajm është konfirmuar nga faqja zyrtare e Real Madridit.

“Pas testeve të kryera të mërkurën, Morata është diagnostifikuar me lëndim të shkallës së dytë të muskulit të këmbës së djathtë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Realit.

Morata përveç që do të humbas derbin e këtij vikendi kundër Atletico Madridit, ai nuk do të jetë as në El Clasicon kundër Barcelonës. /Periskopi.com/

Morata duke festuar golin

Alvaro Morata, Real Madrid

 

Shpërndaje në: