Lajm i keq për Real Madridin
Një nga lojtarët më të mirë të Real Madridit, mbrojtësi i majtë Marcelo është akuzuar nga autoritetet spanjolle se ka bërë evazion fiskal.
Braziliani akuzohet për shmangie tatimi me vlerë gati gjysmë milioni euro, transmeton Periskopi.
Kështu, Marcelo është lojtari i radhës i Real Madridit që akuzohet për evazion fiskal, pas Cristiano Ronaldos.




