Lajm i keq për Real Madridin, kaq do të mungojë Marcelo
Marcelo i është nënshtruar testeve mjekësore në spitalin universitar La Moraleja dhe ka marrë lajmin e keq pas dëmtimit të pësuar në duelin e fundit të Real Madridit.
Reprezentuesi brazilian do të mungojë deri në një muaj duke i dhënë një tjetër lajm të keq trajnerit Zinedine Zidane.
Real Madrid ka konfirmuar lëndimin dhe periudhën e mungesës së Marcelos me një komunikatë të publikuar në uebfaqen zyrtare të klubit, përcjell lajmi.
Në mungesë të Marcelos në krahun e majtë pritet të luajë Nacho.



