Lajm i keq për tifozët e Milanit
Skuadra angleze është duke pasur probleme me portierët në këtë sezon, ata kanë huazuar portierin e tyre kryesor deri në këtë sezon, Joe Hart, në Seria A tek skuadra e Torinos, duke e zëvendësuar me Claudio Bravo nga Barcelona.
Por as ky i fundit nuk i ka përmbushur objektivat e trajnerit spanjoll, Pep Guardiola, i cili po e kërkon pasuesin e Buffonit.
Agjenti i lojtarit, Mino Raiola ka thënë se lojtari ka një vlerë prej 170 milion eurosh, por ai vlerësohet me një çmim prej 75 milion eurosh. Megjithatë, vetë lojtari ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Milan. /Periskopi.com



