Lajm i madh nga Zlatan Ibrahimovic
Zlatan Ibrahimovic ka zbuluar se kur do të rikthehet.
Sulmuesi i Manchester United Zlatan Ibrahimovic u ka thënë gazetarëve se ai po planifikon që të rikthehet në fushë në muajin nëntor.
Suedezi po vuan nga një dëmtim i rëndë në gju të cilin e pësoi gjatë ndeshjes së Europa League, por duket se rikuperimi po shkon mjaft mirë.
Zlatan Ibrahimovic shënoi 28 gola për ‘Djajtë e Kuq’ para se të merrte dëmtimin e tij, gjë që e zvogëloi mundësinë që ai të zgjasë qëndrimin e tij në ‘Old Trafford’ edhe për 12 muaj të tjerë.



