Lajm i madh për Realin pas lëndimit të Mbappe

Lajm i madh për Realin pas lëndimit të Mbappe

Kylian Mbappe ka pësuar një lëndim në kokë dhe pritet të mungojë në dy muajt e ardhshëm

PSG mbrëmë ka pësuar humbje ndaj Lyon 2:1 dhe ka humbur për shkak të lëndimit sulmuesin Kylian Mbappe.

Francezi u lëndua në pjesën e parë gjatë një përplasje me Lopez, ku u detyrua të largohej nga fusha.

Sipas ESPN, Mbappe do të mungojë për dy muajt e ardhshëm, duke humbur kështu dy ndeshjet ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e tij PSG ende nuk i ka kryer testet mjekësore dhe nuk ka njoftuar për shkallën e lëndimit.

 

Shpërndaje në: