Lajm i madh: Superkupa e Europës mund të luhet në Tiranë
Armando Duka i ka dërguar një dergesë shtëpis së futbollit europian, që në Shqipëri për herë të parë të zhvillohet një ndeshje e kësaj rëndësie.
Këtë kryetari i FSHFS e ka pranuar në një intervistë në SuperSport, se Tirana mund të jetë mikpritëse e Superkupës së vitit 2019.
“Kemi aplikuar pranë UEFA-s për të bërë të mundur luajtjen e Superkupës në 2019-ën. Është një proçedurë e gjatë e cila bëhet pas plotësimit të disa tenderëve dhe dokumentacioneve përkatëse. Jemi në pritje të një përgjigje, por ne duhet të bëjmë tonën, të punojmë me infrastrukturën e futbollit shqiptar”.
Kjo sfidë me shumë mundësi do të jetë ndeshja inauguruese e stadiumit të ri që po ndërtohet në kryeqytet, “Arena Kombëtare”.
Punimet për ndërtimin e ‘Arena Kombëtare’ janë ende duke vazhduar. /Periskopi/



