Lajm i mirë për Strakoshën
Portieri shqiptar ka gjasa të rikthehet në katërkëndëshin e ekipit italian duke përfituar sërish nga një dëmtim i Federiko Marcettit.
Sipas mediave italiane, “gardiani” i parë i lacialëve të shtunën është stërvitur veçmas si pasojë e një problemi muskulor.
Për të mos e rrezikuar, trajneri Simone Inzaghi pritet ta lërë pushim 33-vjeçarin për ndeshjen e sotme me Genoan (ora 15:00).
Kjo do t’i jepte mundësi Strakoshës të rikthehej në portën bardhekaltër, të cilën e mbrojti me sukses për tri ndeshje radhazi nga 20 shtatori deri më 1 tetor.
21-vjeçari mori vlerësime pozitive për paraqitjet në humbjen kundër Milanit (2-0) dhe fitoret me Empolin (2-0) e Udinesen (3-0).



