Lajm i mirë për Tottenham, nuk luan ylli i Juventusit
Dybala nuk ka arritur të rikuperohet për sfidën që Juventusi e zhvillon të martën me Tottenhamin. Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala, nuk është gati për Tottenhamin.
U raportua ditë më parë se 10-i i Zonjës së Vjetër do t’ia dalë mban me shqetësimin muskulor që ka, por edhe zyrtarisht ai nuk është ftuar për sfidën e Ligës së Kampionëve.
Juan Cuadrado, Benedikt Howedes, Andrea Barzagli dhe Blaise Matuidi gjithashtu janë të lënduar, ndërsa Stephan Lichtsteiner nuk është ftuar pavarësisht se është shtuar në listën e Ligës së Kampionëve.
Allegri e ka ftuar 19 vjeçarin Simone Muratore.
Skuadra e Juventusit për sfidën me Tottenham: Buffon, Pinsoglio, Szczesny, De Sciglio, Chiellini, Benatia, Alex Sandro, Rugani, Pjanic, Khedira, Marchisio, Asamoah, Sturaro, Bentancur, Muratore, Higuain, Douglas Costa, Mandzukic, Bernardeschi.



