Lajm shumë i keq për Shefki Kuqin
Shefki Kuqi nuk është më trajner i skuadrës finlandeze Inter Turku.
Klubi finlandez ka njoftuar zyrtarisht se Kuqi është shkarkuar, ndërsa në vend të tij do të vijë italiani Fabrizio Piccareta.
“Ndërrimi i trajnerit nuk është i lehtë apo detyrë e kënaqshme. Shefki Kuqi, gjithsesi, më nuk e kishte përkrahjen e menaxhmentit dhe nuk kishte rrugëdalje tjetër”, ka thënë pronari i klubit, Stefan Hakans.
Klubi finlandez në fund ka falënderuar Kuqin për punën që ka bërë në klub. 40-vjeçari në 19 ndeshje sivjet arriti që klubit të tij t’ia sigurojë 24 pikë.



