Lajm shumë i keq për boksierin shqiptar (Foto)
Ai është suspenduar përkohësisht nga Komiteti Olimpik i Zvicrës, pasi ka humbur në këtë institucion një rast me Agjencinë Antidoping të Zvicrës dhe kështu nuk do të paraqitet në kampionatin evropian dhe botëror të boksit, që mbahen këtë vit.
Smajli është suspenduar pasi ka dështuar t’i nënshtrohej një testi antidoping të autoriteteve zvicerane. Smajli 24-vjeçar në vitin 2015 ka prezantuar Zvicrën në Lojërat Evropiane “Baku 2015” dhe në kampionatin evropian.
Ishte përzgjedhur për Lojëra Evropiane, ndonëse me boks, seriozisht ka nisur të merret vetëm në vitin 2009. Bokson në kategorinë gjysmë të rëndë.




