Lajm shumë i keq për Ronaldon: E shtyu gjyqtarin pas kartonit të kuq, ja sa mund të dënohet
Ylli portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo rrezikon një dënim të gjatë prej 12 ndeshjeve pas kartonit të kuq të marr në El Clasicon e parë të sezonit, të fituar në Camp Nou ndaj Barcelonës me rezultat 3-1.
Pas inkuadrimin në minutën e 58, Ronaldo arriti të rrezikoj disa herë portën e katalunasve, duke gjetur edhe golin në minutën e 80, por festa e tij bërë që portugezi të ndëshkohet me të verdhë.
Pas vetëm dy minutave, Ronaldo hyn në zonë dhe rrezohet, por gjyqtari e cilëson simulim dhe ia jep kartonin e dytë të verdhë dhe rrjedhimisht e dërgon jashtë loje.
Ylli portugez, në shenj revolte e shtyn paksa gjyqtarin duke dal nga loja dhe kjo mund t’i kushtoj me një dënim të gjatë.
Ky gjest i portugezit mund t’i shkaktojë një ndalim deri në 12 ndeshje sipas nenit 96 të librit të rregullores së federatës spanjolle, e cila merret me “Dhunën e lehtë ndaj gjyqtarëve”.
Neni 96 zbatohet për lojtarët që ‘kapin, shtyjnë ose shkundin’ një gjyqtar në një mënyrë që është ‘paksa e dhunshme’ dhe rekomandon pezullimin prej 4-12 ndeshjeve. /Telegrafi/



