Lajm i tmerrshëm për kombëtaren e Kosovës

Lajm i tmerrshëm për kombëtaren e Kosovës

Pas humbjes së rëndë nga Polonia, kombëtarja e Kosovës në basketboll do të hyjë fjalëpërfjalshëm në mision të pamundur në ndeshjen me Lituaninë që zhvillohet të hënën në Klaipeda.

Dardan Berisha nuk do të luajë në këtë ndeshje për shkak të lëndimit, kurse Lis Shoshi ka thyer hundën në ndeshjen me Poloninë dhe nëse luan, do të luajë me maskë speciale mbrojtëse.

Dy lëndimet e lojtarëve të pesëshes së parë e komplikojnë shumë punën për përzgjedhësin Greenberg në takimin me favoritin kryesor te grupit dhe kombëtaren që e kishte mposhtur Kosovën edhe në Prishtinë.

Drejtori i përfaqësueses Arben Fetahu duke dhënë detaje për lëndimin e Berishës pohoi se “ka tërheqje të muskujve të kofshës në këmbën e djathtë dhe dyshojmë që mund të ketë edhe rupturë të muskujve. Jemi duke e dërguar në spital Vilnius ku do të marrim më shumë detaje”.

Në anën tjetër Lis Shoshi, sipas Fetahut “mund të paraqitet edhe pse e ka hundën e thyer. Lëndimi është trajtuar nga stafi mjekësor dhe besojmë që me maske speciale mund të luajë”.

Ndeshja me Lituaninë është e katërta për Kosovën në kuadër të grupit C në kualifikimet për Kupën e Botës Kina 2019.

Kosova ka pësuar në tri ndeshjet e para, kurse në qershor zhvillon ndeshjet me Poloninë dhe me Hunagrinë në shtëpi.

Për shkak të lëndimit për Kosovën në ndehsjet e dritares së dytë të kualifikimeve nuk po paraqitet as Scott Bamforth.

Shpërndaje në: