Lajm tronditës nga futbolli: Ish-futbollisti i Chelseat njofton se i kanë mbetur pak ditë jetë

Lajm tronditës nga futbolli: Ish-futbollisti i Chelseat njofton se i kanë mbetur pak ditë jetë

Një lajm tronditës ka goditur futbollin botëror në orët e fundit. Bëhet fjalë për njoftimin e tmerrshëm të Lamisha Musondës, në moshën 33-vjeçare. Ish-futbollisti i Chelseat bëri të ditur përmes rrjeteve sociale se i kanë mbetur vetëm pak ditë jetë. Ai nuk dha detaje për sëmundjen e rëndë nga e cila vuan dhe e cila nuk ka shërim.

“Kur e kupton se të kanë mbetur vetëm disa ditë, e kupton gjithashtu se ke pasur shumë njerëz pranë vetes dhe gjithmonë do t’i ruaj kujtimet. Jeta është e vështirë, por është madhështore. Jeta është plot me ulje dhe ngritje, dhe askush nuk mund ta kuptojë vërtet dhimbjen që ndjen një njeri. Dy vitet e fundit kanë qenë veçanërisht të vështira dhe sfiduese për mua. Me shumë trishtim ju njoftoj se po luftoj për të rikthyer shëndetin tim”, shkroi ai pas një mungese të gjatë në rrjetet sociale.

“Kjo është arsyeja pse kam qenë i munguar nga rrjetet sociale. Duhet ta përballoj realitetin: shëndeti im është kritik dhe tani po luftoj për të mbijetuar. Ndihma dhe lutjet tuaja do të jenë shumë të vlefshme në këtë moment. Unë dhe familja ime po luftojmë dhe nuk do të dorëzohem deri në frymën e fundit. Kam pasur fatin të kem një fëmijëri të bukur dhe ende kam shumë për të ofruar. Por ka kaq shumë njerëz të mrekullueshëm që do të kisha dashur t’i falënderoja personalisht, dhe fakti që ndoshta nuk do ta kem këtë mundësi më trishton thellësisht”, shkroi ai.

Një mesazh që është bërë viral brenda pak orësh. Musonda u transferua te Chelsea në vitin 2012 nga Anderlecht. Belgu pati mundësinë të luante ndeshje me klubin londinez në ekipin e parë, pasi kaloi dy vite në akademinë e Stamford Bridge.

Lamisha qëndroi dy sezone te Chelsea, nga viti 2012 deri në 2014, përpara se të luante për klube si Llagostera apo Palamós në Spanjë. Vëllai i tij më i vogël, Charly Musonda, qëndroi më gjatë te “Blutë”, me huazime te klube si Betis apo Celtic. Më pas ai luajti edhe për Levanten, përpara se të tërhiqej përfundimisht nga futbolli në qershor.

Shpërndaje në: