Lajm tronditës për Schumacherin
Schumacher që nga dhjetori i vitit 2013 është në gjendje kome pas një aksidenti të pësuar gjatë skijimit në alpet franceze.
Shtatë herë kampioni i botës në Formua 1, vazhdon rikuperimin në Zvicër në shtëpinë e tij, ndërsa për shëndetin e tij përgjatë kësaj kohe, ka pasur shumë pak lajme nga familja e tij.
“Kam dërguar lule dhe letra për ditëlindjen e Michael, por unë kurrë nuk kam marrë përgjigje nga familja e tij. Unë nuk jam i lumtur për këtë”.
“Miliona njerëz duan të dinë çfarë po ndodh. Familja Schumacher ka për të treguar të vërtetën. Unë jam i sigurt që ata kur thonë diçka, nuk e thonë të vërtetën”, ka deklaruar Webber, përcjell lajmi.net.



